MENU
klinika

E thonë shifrat

Strakosha dhe Berisha, më të mirët e Serie A

15.04.2020 - 13:03

Dy portierët e Kombëtares shqiptare përfaqësojnë Serie A në statistikat më të mira të gardianëve në 5 ligat kryesore evropiane. Thomas Strakosha i Lazios ndodhet në vendin e tretë në top 10-en evropiane sa i përket përqindjeve të pritjeve të topave në drejtim të portës me 77.88 %.

Në vend të parë në këtë statistikë renditet Alisson i Liverpool me 80.36%, ndërsa i dyti është Rajkoviç i Reims, me 79.07%. Gardiani shqiptar është më i miri nga Serie A, pasi Silvestri i Verona-s renditet në vendin e tetë në 10 më të mirë.

Ndërsa sa i përket numrit në total të pritjeve është Etrit Berisha ai që mban rekordin nga Serie A me 107 pritje dhe renditet i treti në Europë sa i përket këtyre shifrave. Vendin e parë e mban Fernandez i Levantes me 126 pritje, ndërsa i dyti është Dubravka i Newcastle me 117 pritje.

Në Serie A, Berisha lë pas Gabriel të Lecces, që renditet i teti në top 10-en e Europës me 99 pritje. Statistika që tregojnë sezonin e mirë që kanë bërë dy portierët kuqezi, pavarësisht se Berisha është i penalizuar disi nga paraqitja e dobët e skuadrës.

Në lidhje me numrin e ndeshjeve pa pësuar gol, nga Serie A në 10 më të mirët nuk renditet asnjë portier. Në Europë vendin e parë e mbajnë katër portierë, që nuk pësuan në 12 ndeshje gol, pikërisht Maignan i Lille, Rajkovic i Reims, Soria i Getafes dhe Courtois i Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gjimshiti i çon në Champions

Atalanta fiton ‘derbin e shqiptarëve’