MENU
klinika

Vendimi

Anulohet gara e 10-të e Formula 1 për këtë sezon

28.05.2020 - 20:12

I trembeshin të gjithë dhe në fakt ashtu ndodhi. Holanda nuk do të presë asnjë garë të Formula 1 në vitin 2020. Vendimi është konfirmuar nga drejtori sportiv i pistës së Zandvoort, Jans Lammers, që pas vlerësimit të opsioneve për të zhvilluar garën pas dyerve të mbyllura dhe me mbështetje nga drejtuesit e Formula 1 kanë zgjedhur të shtyjnë rikthimin e saj deri në 2021.

“Ne dhe Formula 1 kemi hetuar potencialin për të zhvilluar një garë të planifikuar këtë vit por pa spektatorë. Dhe në të tilla kushte, rikthimin në botën e F1 dëshironim ta kthenim në festë . Për këtë, Çmimi i Madh i Zandvoort do të mbahet vitin e ardhshëm me tifozë“ – tha Lammers për faqen zyrtare të F1.

Pista e Zandvoort do të ishte ndalesa e 5 në kalendarin e Formula 1, teksa dërgon në 10 numrin e Çmimeve që janë anuluar ose pezulluar për shkak të pandemisë.

Holanda nuk merrte pjesë me këtë pistë prej më shumë se 35 vitesh, por pandemia dhe kufizimet e rrepta të qeverisë për të mos zhvilluar ngjarje sportive dhe kulturore si masë paraprake për mospërhapjen e Covid-19 detyroi organizatorët që ta shtyjnë për një tjetër datë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara