MENU
klinika

Ndalohen eventet sportive deri më 14 qershor

Digjet 13 qershori, Serie A rrezikon të mos rifillojë

18.05.2020 - 17:17

Sot në Itali pritej të vijohej me stërvitjet kolektive, por kjo u shty sërish, me arsyetimin se protokolli final i masave nuk është miratuar ende, ndërsa publikimi i dekretit të ri të masave ka “djegur” edhe opsionin për të filluar ndeshjet më datën 13 qershor.

Kjo pasi tashmë me dekret është i ndaluar çdo lloj manifestimi sporti deri më datën 14 qershor, ndërsa tani në Itali kanë filluar të mendojnë për të rinisur kampionatin më 20 qershor, që do të ishte edhe një datë limit.

Kjo pasi UEFA ka dhënë një afat për mbylljen e sezonit deri në fund të muajit korrik, ndaj çdo datë përtej 20 qershorit, do ta bënte të pamundur përfundimin e Serisë A dhe rreziku i një ndërprerjeje finale tani është bërë evident.

Liga e Serie A ndërkohë ka bërë edhe korrigjimet finale të protokollit që duhet të ndjekin klubet për të shmangur përhapjen e Covid-19, ndërsa tani pritet që Komiteti Shkencor dhe qeveria italiane të japin miratimin, që do të ishte një “dritë jeshile” edhe për nisjen e stërvitjeve në grup.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin