MENU
klinika

Në program 2 gara në Silverstone

Formula 1, peng i Britanisë së Madhe

21.05.2020 - 15:56

Nuk kanë fund dhimbjet e kokës për FIA-n. Organizmi që menaxhon Formula 1 po has një tjetër pengesë në përpjekjet për fillimin e sezonit 2020. Pas pandemisë, një tjetër problem është vendimi i qeverive europiane që të lejuar ose jo zhvillimin e turneve sportive.

Ajo që prish më shumë punë në këto momente është një vendim i Qeverisë Britanike që është e prirur për të shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme dhe njëkohësisht të linte në fuqi vendimi që çdo qytetarë që futet në territorin britanik të qëndrojë në karantinë për 14 ditë.

Nëse diçka e tillë ndodh, do të sillte pengesa që Formula 1 të zhvillonte dy gara të njëpasnjëshme në pistën e Silverstone, të programuara për më 25 korrik dhe 2 gusht. Gjithashtu do të vinte në lëvizje kompaninë që zotëron aksionet e Formula 1, Liberty Media të rihartonte një kalendar të ri.

Njëkohësisht do të ulte ndjeshëm mundësinë që sezoni i ri i botërorit të Formula 1 të kishte shumë Çmime të Mëdha. Gjasat janë që Botërori i Formula 1 të nisë më 5 korrik në pistën austriake, por ende pritet zyrtarizimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pagesat e skuderive për regjistrim

Kalendari i ri i Formula 1, në 3 pista nga 2 gara

Pas largimit nga Ferrari

A do të kalojë Vettel te Mercedes?