MENU
klinika

Sezoni përfundon me finalen e Kupës

FSHF dhe klubet vendosin datën për ristartin

13.05.2020 - 12:58

Pas mbledhjes së sotme të drejtuesve të 10 klubeve të Superiores me FSHF-në, është vendosur që kampionati të rinisë në 3 qershor. Mësohet se duke parë kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria dhe argumentave jo bindëse për të mos e filluar kampionatin, FSHF ka qenë e detyruar për të bërë gjithçka për ta rinisur.

Shumica e klubeve të Superiores nuk donin që kampionati të vazhdonte, duke parë edhe kushtet e pafavorshme, por në fund është rënë dakord që gara të vazhdojë. Kjo sese në rast se nuk të zhvillohej kampionati, atëherë UEFA mund të skualifikonte për këtë sezon ekipet shqiptare nga pjesëmarrja në Kupat e Europës. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli pas mbledhjes:

“Me një lloj konsensus kemi vendosur që kampionati të fillojë në 3 qershor dhe të përfundojë më 29 korrik. Finalja e Kupës së Shqipërisë më datën 2 gusht. Nëse nuk ka ndonjë dëm për të gjithë futbollin shqiptar, disa mendonin që edhe mund ta mbyllnim kampionatitn.

Jo vetëm penalizimi i UEFA-s, një problem i madh në qoftë se kampionati do të ndërpritej është karriera e futbollistëve. 6 muaj pa luajtur për një futbollist, do ishte shumë e dëmshme. Është shumë mirë për ta. Kjo epidemi na ra për keq, uroj ta kemi kaluar.

Është shumë më mirë që të rikthehen të luajnë dhe të kapin tempin e lojës, për të vazhduar sezonin e ardhshëm në kushtet normale. Protokollet nuk kanë ngarkesë ekonomike. Thjesht duhet t’i respektosh. Kostoja e tyre nuk shkon më shumë se 2% e buxheteve të klubeve.

Kultura e respektimeve të rregullave, në shoqërinë shqiptare, nuk është shumë e mirë. Duket sikur ka kosto financiare por jo. Nuk është kosto financiar që futbollistët të zhvishen në dhomë, apo mos të përdorin shishen e ujit të njëri-tjetrit. Nuk janë shpenzime të jashtëzakonshme.

Kosto real është transporti. Stafi duhet të udhëtojë më vete dhe futbollistët më vete. Si dhe akomodimi në transfertë, sepse futbollistët duhet të flenë në dhoma teke. Sot administrata e FSHF-së ka dërguar në ministri protokollin sipas kërkesave, për rifillimin e stërvitjes dhe ndeshjes zyrtare. Besoj se do të kemi një përgjigje pozitive brenda javës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutohet protokolli i stërvitjeve

FSHF-Qeveri, as takimi i dytë nuk sjell një datë