MENU
klinika

Diskutohet protokolli i stërvitjeve

FSHF-Qeveri, as takimi i dytë nuk sjell një datë

12.05.2020 - 15:38

Federata e futbollit dhe ministria e shëndetësisë vijojnë bisedimet në nivel teknik për të përcaktuar detajet e protokollit shëndetësor që do të duhet të aplikohet.

Nëse për zhvillimin e ndeshjeve FSHF kishte ndërtuar një protokoll të detajuar madje edhe me kohëzgjatje për angazhimin e personave që duhen për një takim futbolli, komiteti teknik i ministrisë ka kërkuar të detajohen masat edhe për stërvitjen e futbollistëve në mënyrë individuale dhe kolektive.

Në mbledhjen e radhës së komitetit teknik në ministrinë e shëndetësisë FSHF u përfaqësua nga Dr Arjana Sina. Burime nga Ministria e shëndetësisë bëjënë me dije se përfaqësueses së FSHF i është kërkuar që në protokollin e stërvitjeve individuale dhe kolektive të shtohen ose të përmirësohen disa masa.

FSHF ka dhënë gatishmërinë e saj për të plotësuar sa më shpejt kërkesat e ministrisë, por autoritetet qeveritare ende nuk kanë një datë për rifillimin e aktiviteteve sportive në vend. Më herët drejtuesit e organizmit shqiptar të futbollit janë shprehur se, nëse superliga nuk nis të paktën në fillim të qershorit atëherë plani për të luajtur ndeshjet e mbetura do të dështojë.

Por skuadrave iu duhen të paktën 20 ditë deri në dy javë përgatitje, për të rikthyer formën e futbollistëve. Në këtë mënyrë, FSHF pret një përgjigje sa më të shpejtë nga shteti shqiptar për rifillimin ose jo të kampionatit të futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN