MENU
klinika

Klubet zbatojnë protokollin

Futbolli shqiptar ndez “motorët”, rinis stërvitja

18.05.2020 - 13:03

Ekipet e Superligës shqiptare sot kanë rindezur motorët. Klubet, pasi dezinfektuan ambientet e stërvitjes, ia lanë radhën ushtrimeve të ndryshme në fushë. Një rikthim pas më shumë se dy muajsh.

Ndryshe nga vendet e tjera në Europë, ekipet e futbollit në Shqipërisë, kanë rinisur stërvitjen direkt në grupe deri në 7 persona, sipas protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kampionët në fuqi u përgatitën nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani. Për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik, i gjithë ekipi ka kaluar në “skanerin” e kontrolleve mjekësore.

Kështu, ka vepruar edhe klubi i Teutës që me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shprehet se më në fund pritja mbaroi dhe se tashmë ekipi është i fokusuar te ndeshja e parë pas rikthimit, atë ndaj Laçit. Ndërkohë, durrsakët theksojnë se grupi është në një gjendje optimale.

Pasditen e së hënës ishte radha e skuadrave të tjera, si Tirana, Vllaznia, Skënderbeu e të tjera. Në ditën e parë nuk ka pasur probleme, kjo edhe për faktin se janë zhvilluar më shumë vrapime të lehta dhe shumë pak është punuar me topin. Rifillimin e stërvitjes e ka përshëndetur edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

 

Tani futbolli shqiptar shpreson të marrë miratimin nga organet kompetente për të zbritur në fushë më datë tre qershor, ashtu siç kanë rënë dakord FSHF me klubet. Përveç Superligës, në Shqipëri do të luhen edhe ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që priten të rinisin më 7 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dezinfektohen stadiumet dhe qendrat sportive

Klubet shqiptare bëhen gati, ristarton më 3 qershor?