MENU
klinika

Asamblea voton me 28 vota pro

Gëzojnë lojtarët, miratohet buxheti i Vllaznisë

29.05.2020 - 15:53

Ekipi i Vllaznisë mund të qetësohet. Pas tre orë debatesh e diskutimesh, me 28 vota pro dhe 3 abstenime, Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia ka miratuar buxhetin e këtij klubi për vitin 2020.

Njëkohësisht janë miratuar edhe pasqyrat financiare të vitit 2018, ndërkohë që është shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimi i projekt-vendimit për thjeshtim të kapitalit të kësaj shoqërie aksionere. Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se me vendimet e sotme, problemet financiare të Vllaznisë do të marrin zgjidhje.

Ky është lajmi më i mirë për klubin dhe futbollistët, me këta të fundit që bojkotuan stërvitjen për 3 ditë si rebelim për 3 paga të padhëna. Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër, njëkohësisht edhe drejtuesja e Asamblesë së klubit, Brisela Kadija, u shpreh se anëtarët e kësaj Asambleje asnjëherë nuk janë bërë pengesë për ecurinë e Vllaznisë dhe kështu do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen.

Asambleja ka marrë vendim edhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës, duke propozuar madje edhe emrat përkatës, por një vendim i tillë bie në kundërshtim me ligjin për shoqërinë aksionere, sepse këtë kompetencë e ka kryetari i Bashkisë.

Tashmë futbollistët e Vllaznisë mund të vijojnë stërvitjen të qetë dhe thjesht të presin derdhjen e parave në kontot e tyre. Më 3 qershor Vllaznia do të luajë me Flamurtarin në Vlorë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Administratori: Luajmë me ekipin B

Tre muaj pa paga, Vllaznia bojkoton stërvitjen