MENU
klinika

Çmimi shkon në 30 mln euro

Juve kthehet te Kumbulla, afera për shqiptarin…

31.05.2020 - 21:07

Numri i klubeve dhe gjeografia e tyre zgjerohet nga dita në ditë për shërbimet e Marash Kumbullës. Në Serie A janë disa ekipe, ku më të interesuarat janë Inter, Napoli, Lazio, së fundmi edhe Fiorentina. Por kur në lojë hyn Juventus, në Itali menjëherë mbajnë frymën…

“Zonja e Vjetër” synon të ndërtojë me të dyshen e së ardhmes së prapavijës. Juventus kishte qëndruar në heshtje sa i përket transferimit të lojtarit, por përtej Adriatikut tani insistojnë se është vënë në lëvizje për të siguruar firmën e tij.

Prestigjozja “La Repubblica” zbulon se Kumbulla, që dukej se ishte një hap larg Interit, por me idhull Chiellinin, është kthyer në një objektiv konkret të merkatos së Juventusit. Interesimi i Manchester City-t për Bonuccin duket se ka kthyer përsëri në Torino nevojën për të afruar një mbrojtës të profilit të lartë.

Shifra që do të sigurojë nga shitja e mundshme e italianit, do të financojë transferimin e lojtarit shqiptar, madje nuk është habi që Juventus të dalë më i fituar, si nga ana financiare, ashtu edhe në moshën që ka mbrojtësi shqiptar.

Për ta realizuar një gjë të tillë do të duhet të mposhtet konkurrenca e klubeve që e kërkojnë Kumbullën. Në Itali duket se Juventus nuk e ka problem, pasi gjen gjithnjë armë të forta për të joshur një lojtar, problemi qëndron kur klube si Real Madrid, Barcelona dhe të tjerë të këtij kalibri futen në “lojë”.

Nga 25 milionë euro, tani Kumbulla vlen 30 milionë. Por Juventus shpreson ta bindë futbollistin me premtimin se mund të jetë protagonist në edicionet ku do të kërkohet si zakonisht fitimi i çdo trofeu, siç mund të bëjnë pak klube të tjera në Itali mes atyre që interesohen për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën

Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”