MENU
klinika

Shuhet në moshë të re artisti...

Kundërshtoi paragjykimet dhe mallëngjeu botën

15.05.2020 - 16:56

       Vetëdepresionues dhe i drejtpërdrejtë, ai u përpoq të shpjegojë se, Bethoveni dhe Çajkovski, mund të ndihmojnë çdokënd për t’u përmirësuar.

“Ju lutem mos më kërkoni që të luaj më, gishtat nuk më përgjigjen”. Me këto fjalë, mjeshtri Ezio Bosso i kishte ngrirë të gjithë dashamirësit e tij, vjeshtën e kaluar; nën darën e sëmundjes së tij neurodegjenerative që e kishte detyruar të përfundonte në karrige me rrota dhe gjithashtu i kishte hequr fjalët nga goja.

Italiani Ezio Bosso vdiq sot në moshën 48-vjeçare, pas vitesh të gjata mbi tastierë dhe në qendër të vëmendjes së publikut, duke u bërë një simbol i forcës, pasionit, guximit.

Dikur i thanë se “një djalë punëtori nuk mund të bëhej dirigjent” dhe ai përkundrazi u bë dirigjent i orkestrës. Sëmundja për të nuk u bë pengesë për të korrur sukses pas suksesi, i ftuar i shpeshtë në programe TV, duke shijuar sukses të madh, i aftë të qeshte gjithmonë dhe të fliste me çdo lloj auditori. Ai tregoi gjithçka, të gjitha pengesat nga sëmundja dhe të gjitha paragjykimet në mjedisin muzikor klasik.

Autodepresionues dhe i drejtpërdrejtë, ai u përpoq të shpjegojë se Bethoveni dhe Çajkovski mund të ndihmojnë për t’u përmirësuar çdo njeri.

Ai lindi në Torino, vdiq në shtëpinë e tij në Bolonjë. Shëndeti i tij u përkeqësua në vitin 2011, përparimi progresiv i degjenerimit të neuroneve motorike e çoi atë, në gjysmëparalizë dhe përfundimisht në humbjen e jetës.

“Unë jam një njeri me një paaftësi të dukshme në mesin e kaq shumë burrave me aftësi të kufizuara, që nuk mund të shihen”. Një frazë që maestro Ezio Bosso, i cili vdiq sot, në moshën 48-vjeçare, e kishte shqiptuar në Sanremo, në vitin 2016. Në vitin 2011, ai u diagnostikua me një sëmundje neurodegjenerative, por deri në vitin 2019, ai vazhdoi të luante piano, atëherë sëmundja ia kishte pamundësuar  përdorimin e duarve.

Ai ishte i zoti të të magjepsë për muzikën e tij, por edhe për dinjitetin me të cilin ishte përballur dhe i tregoi sëmundjes së tij, siç dëshmon edhe një prej frazave të tij të famshme, më sipër./Konica.al