MENU
klinika

Ish-mbrojtësi tregon episodin

Materazzi: Pse ndodhi goditja me kokë nga Zidane…

03.05.2020 - 11:50

Një episod që ka hyrë histori, e ndodhur në finalen e Botërorit 2006, mes Francës dhe Italisë, e fituar nga axurrët me penallti pas kohës shtesë. Të shumta kanë qenë diskutimet për shumë vite, kur Zinedine Zidane goditi me kokë Marco Materazzin, duke u ndëshkuar me karton të kuq.

Në një lidhje direkte me gazetarin e emisionit italian “Le Iene”, Nicolo De Devittizzi, Materazzi ka zbuluar të vërtetën e incidentit të bujshëm, duke u shprehur: “Goditja me kokë e Zidane? Nuk e prisja në atë moment. Fati im ka qenë se nuk e prisja që të ndodhte. Nëse do të kisha qenë gati, do të kishim përfunduar të dy në dhomat e zhveshjes. Patëm një kontakt në zonë.

Ai shkoi afër golit në pjesën e parë dhe Gattuso më tha ta mbuloja. Pas kontaktit të parë, kërkova falje, ai reagoi keq. Në përplasjen e tretë, kam shpërthyer, kur e kapa pak për bluze. Ai më tha: ‘fanellën ta jap pastaj’. Unë iu përgjigja se preferoja atë të së motrës…”. Pastaj erdhi goditja me kokë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN