MENU
klinika

Bamirësia e shqiptarit

Mustafi tregon anën e tij humane në Angli

20.05.2020 - 14:07

Iniciativat e bamirësisë për personat në nevojë nuk kanë të sosur në Britaninë e Madhe. Së fundmi, pjesë e saj është bërë lojtari me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.

Mesfushori i Arsenalit ka bashkuar forcat me fondacionin bamirës të topçinjve dhe me lejen e Këshillit të Islingtonit kanë shërbyer rreth 16 mijë vakte për këtë kategori personash. Një veprim i përsëritur ky nga ana e Mustafit, pasi një donacion të tillë për popullsinë e lagjes ku ai jeton e bëri dhe një muaj më parë.

Solidariteti i futbollistëve ka qenë tepër i madh këtë periudhë, si në ndihmën e njerëzve në nevojë, apo donacioneve të ndryshme për stafet mjekësore në përballimin e pandemisë së Covid-19.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bardhezinjtë lëvizin për mbrojtjen

Shkodran Mustafi pranë Juventusit!