MENU
klinika

Ish-menaxheri zikaltër

Nga Messi te “Tripleta”, Branca rrëfen Interin 2010

22.05.2020 - 21:23

Dhjetë vjet më parë, Inter u fut në histori, duke fituar “Tripletën” (kampionat, kupë dhe Champions League). Pikërisht më 22 maj 2010, Inter mposhti Bayern Munchen në finale e Champions. Nuk është festuar, sepse situate është ende e nderë nga pandemia.

Marco Branka, përgjegjës i zonës teknike i klubit në atë periudhë, më saktë menaxheri i zikaltërve në atë kohë, i intervistuar nga mediat italiane, ka premtuar se do të ketë kohë dhe mënyrë për të rikuperuar.

Branca, vigjiljen e finales së Champions-it të fituar 2-0 kundër Bayern, e kujtoni?

Në mënyrë perfekte, mbizotëronte një atmosferë sigurie, mjafton të mendosh serinë nga e cila vinim: eliminimin e Barcelonës në gjysmëfinale, fitoren e Kupës së Italisë në Romë me Romën dhe atë të titullit në Sienë.

Duke u ndalur te Barcelona, katalanasve verën paraardhëse u kishit shitur Ibrën, në atë moment një nga më të fortët në botë. Si lindi një vendim i tillë?

Tek Interi duhet të qëndrosh kur je 100% i lumtur dhe Zlatan kishte ardhur te ne për të na thënë që nuk kishte qetësinë e duhur. Në ato momente aspirata e tij ishte të provonte një futboll ndryshe dhe Barcelona, ajo Barcelonë, ishte një thirrje e fortë për të. Marrëveshja u arrit shpejt, sepse prej kohësh ndiqnim Eto’o.

Prej sa kohësh?

Prej dy vitesh kishim kontakte me menaxherin e tij. Në fund shitëm Zlatanin për Barcelonën, plus 50 milionë. Për fat të keq, Ibra te Barça u gjet keq me Guardiolën.

Morati ishte përpjekur të merrte Messin, një numër 10 ëndrrash si dhuratë për tifozët në 100-vjetorin e klubit, në 2008-n…

Është e vërtetë, por Leo nuk dëshiroi të largohej, sepse i ishte shumë mirënjohës një klubi që e kishte afruar të vogël dhe e kishte ndihmuar të kalonte problemet e tij shëndetësore.

Vitin e “Tripletës” numrin 10 e veshi Sneider…

Po, por që nuk ishte një goditje e minutës së fundit: e ndiqja tashmë prej tetë muajsh, më pas me Ernesto Bronzetin dhe Pepino Tirrin zhbllokuam negociatën në tri ditët e fundit. Dhe e kujtoni vetë si shkoi…

E kërkoi Jose?

Jo, nuk na kishte dorëzuar asnjë listë, por na kërkoi të merrnim Ricardo Carvalhon dhe Deco, me të cilët kishte fituar Kupën UEFA dhe Champions te Porto.

Kush është vërtet Murinho?

Kur ka përreth njerëz me të njëjtin motivim, është i aftë të arrijë rezultate të pamenduara. Bëni një analizë teknike dhe karakteri të lojtarëve me të cilët fituam “Tripletën”: Milito, Tiago Motta, Lusio, Sneider, Eto’o, Pandev: futbollistë që ishin larguar si skarcime nga klubet e mëparshme dhe që kishin brenda tyre “inatin” e duhur për të fituar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Episodet që bënë bujë në futboll

10 momentet pikante në dekadën e fundit