MENU
klinika

Inspektimi

Portugali, vetëm 9 ekipe mund të luajnë në shtëpi

21.05.2020 - 16:18

Titulli kampion në Portugali do të vendoset në fushë. Vendimi i qeverisë vendase për të rikthyer në fushë skuadrat elitare është pritur mjaft mirë nga tifozët, pasi do të mund të shikojnë sërish në fushë idhujt e tyre.

Por vetëm 9 klube mund t’i luajnë në shtëpi ndeshjet e mbetura të Liga NOS. Nga inspektimet e bëra, Drejtoria e Shëndetësisë ka konfirmuar se stadiumet e skuadrave kryesore në vend, si Porto, Benfika, Braga dhe Sporting Lisbona plotësojnë kushtet higjieno-sanitare të miratuara në protokollin e Ligës portugeze.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur stadium si ai i Rio Ave dhe Setubal, që së bashku me 4 impiante të tjera ju është lënë kohë për të ndërhyrë në infrastrukturën higjienike para startit të kampionatit. Dy janë detyrat kryesore për këto 6 stadiume.

Fillimisht duhet krijimi i hapësirave për banjo individuale për çdo skuadër, si dhe instalimin e kondicionerëve për ventilimin e ajrit në dhomat e zhveshjeve. Portugalia pritet të bëhet kampionati i dytë në ligat kryesore në Europë që rikthehet të luajë në fushë pjesën e mbetur të sezonit 2019-2020, teksa kampionati rinis më 4 qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin