MENU
klinika

Renditja nga 20 deri te 1

Klubet që nxorrën më shumë lojtarë për 5 ligat kryesore

14.04.2020 - 12:41

Belgjika është vendi që ka prodhuar më shumë futbollistë të cilët debutuan në 5 ligat kryesore të Europës, ndërsa Ajax është klubi që ka shitur ose ka huazuar më shumë lojtarë në këto kampionate, me plot 22 futbollistë aktivë.

Ky është studimi i fundit i Observatorit të Futbollit Europian CIES, që ka publikuar listën e 20 klubeve që kanë nxjerrë më shumë futbollistë dhe që aktivizohen në 5 ligat më të forta të Evropës. Belgjika përfaqësohet nga 4 klube: Gent, Club Brugge, Anderlecht dhe Genk, teksa në total janë 45 futbollistë aktivë në kampionatet më të mira të kontinentit evropian.

Ajo që bie në sy është mungesa e klubeve italiane në “top 20”. Argjentina përfaqësohet me tre klube, si Estudiantes, River Plate dhe Boca Juniors, duke kaluar akademitë braziliane, që dikur ishin furnizuesit më të mëdhenj në Europë.

Portugalia gjithashtu vijon të mbetet një vend ku akademitë prodhojnë shumë talentë dhe që më pas shiten në vendet e tjera. Porto, Sporting Lisbonë dhe Benfica kanë aktualisht të shpërndarë në 5 ligat kryesore plot 53 futbollistë.

Interesant është fakti që vetëm Benfica ka 21 lojtarë dhe jo më kot renditet në vendin e dytë. Vendi i tretë shkon për Salzburgun e Austrisë, me 20 futbollistë. Kryeson Ajax me 22 futbollistë, të cilët të dalë nga akademia e famshme luajnë në 5 ligat kryesore.

RENDITJA E KLUBEVE QË PRODHUAN MË SHUMË

20) GENT (Belgjikë) – 7 lojtarë

19) ESTUDIANTES (Argjentinë): 7 lojtarë

18) OLYMPIACOS (Greqi): 8 lojtarë

17) LE HAVRE (Francë): 8 lojtarë

16) LEEDS UNITED (Angli): 8 lojtarë

15) RIVER PLATE (Argjentinë): 8 lojtarë

14) BOCA JUNIORS (Argjentinë): 9 lojtarë

13) COPENHAGEN (Danimarkë): 10 lojtarë

12) BARCELONA B (Spanjë): 11 lojtarë

11) DINAMO ZAGREB (Kroaci): 11 lojtarë

10) BRUGES CLUB (Belgjikë): 11 lojtarë

9) ANDERLECHT (Belgjikë): 13 lojtarë

8) BASEL (Zvicër): 15 lojtarë

7) PORTO (Portugali): 15 lojtarë

6) PSV EINDHOVEN (Holandë): 15 lojtarë

5) GENK (Belgjikë): 16 lojtarë

4) SPORTING LISBON (Portugali): 17 lojtarë

3) RED BULL SALZBURG (Austri): 20 lojtarë

2) BENFICA (Portugali): 21 lojtarë

1) AJAX (Holandë): 22 lojtarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet të dominojnë deri në 2030

10 futbollistët fenomenë të dekadës së re

Nga alkooli, droga dhe investimet e këqija

10 futbollistët e famshëm që falimentuan nga veset


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak