MENU
klinika

Titulli mungon prej 20 vitesh

Presidenti Lotito, superpremio për Lazion kampion

28.05.2020 - 11:49

Futbollistët e Lazios do të marrin një superpremio nëse shpallen kampionë pas 20 vitesh pritje. Sipas “Corriere dello Sport”, presidenti Claudio Lotito do të shpërndajë 10 milionë euro shpërblim për të festuar trofeun.

Një përllogaritje e thjeshtë është rreth 400 mijë euro për secilin futbollist. Klubi kryeqytetas është 1 pikë larg Juventus të vendin e të parë dhe ky objektiv duket i arritshëm me ecurinë e deritanishme.

Me Champions League thuajse të siguruar, duke parë distancën me Romën e vendin e të pestë, që është 17 pikë, Lazio mund të tentojë në 12 javët e mbetura për të marrë titullin. Përveç të ardhurave, do të ishte edhe një arritje e madhe për portierin Thomas Strakosha dhe drejtorin sportiv Igli Tare.

Ndërsa për trajnerin Simone Inzaghi do të ishte një tjetër sukses me Lazion, pasi në sezonin 1999-2000 u shpall kampion si lojtar. Për këtë ai do të përfitojë edhe 100 mijë euro të tjera bazuar në kontratë. Por më shumë se sa ky përfitim, emri i tij do të lartësohej edhe më shumë si trajner. Tani gjithçka është në dorën e futbollistëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i Lazios për drejtorin sportiv

“Tare flet 5 gjuhë, perfeksionist i palodhur”

Inter bleu Lukakun për 75 mln euro

Igli Tare e ndërtoi këtë Lazio me 57 mln euro