MENU
klinika

Legjenda angleze

Rekordet, dasma, frika…10 kuriozitete të Beckham

05.05.2020 - 16:06

David Beckham është një nga legjendat e futbollit anglez. Para pak ditësh ai festoi 45-vjetorin e lindjes. Një përvjetor në kohë pandemie globale, me futbollin e karantinuar prej më shumë se dy muajsh. Po ju njohim me disa nga gjërat më pikante të ikonës së futbollit anglez për vite me radhë, tashmë president i Inter Miami në MLS.

Trofeu “Bobby Charlton” – Një sukses që i dha mundësinë Beckham të binte në sytë e vëzhguesve të Manchester United, klub me të cilin u bashkua në vitin 1991, në moshën 16-vjeçare, dhe qëndroi deri në verën e vitit 2003.

Theksi anglez – Nga theksi i lartë, që është dialektor dhe tipik i lagjeve të njohura të Londrës, Beckham është zhvendosur te një theks më i poshtëm, domethënë më elegant dhe i rafinuar. Kursi përkatës i lejoi atij të ishte më thellë dhe me elokuencë.

Si e quan gruaja e tij – Sipas Victoria-s, siç ajo zbuloi në një televizion anglez në vitin 2008, teksa e quan “Top të Artë”, ky pseudonim është në nder të aftësisë së burrit të saj për të rikuperuar reputacionin e vet, pas dëbimit me karton të kuq në ndeshjen Angli-Argjentinë, në Kupën e Botës 1998.

Anglezi dhe kapiteni  i parë dy herë me të kuq – Beckham ka firmosur faqe të rëndësishme me fanellën e kombëtares angleze, por edhe ka regjistruar dy rekorde të veçanta negative. Ai ishte në të vërtetë anglezi i parë, që mori dy kartonë të kuq, gjithashtu kapiteni i parë i dëbuar nga fusha (me të kuq).

I pari, i famshmi i kuq i drejtpërdrejtë, erdhi në në Kupën e Botës 1998, në ndeshjen e madhe kundër Argjentinës, për faullin ndaj Simeone, ndërsa herën e dytë, më 2005, erdhi pas dy të verdhave, me rastin e ndeshjes kualikuese për Kupën e Botës në Gjermani, kundër Austrisë, rrethana në të cilën mbante edhe shiritin e kapitenit.

Nr.99 tatuazh – Një numër jo i rastësishëm, nëse është e vërtetë që i referohet momentit më të rëndësishëm të karrierës së tij. Në vitin 1999, në fakt, Beckham toi “tripletën” (Premier League, FA Cup dhe Champions) me Manchester United. Ai u martua me Victoria dhe lindi djali i tij, Brooklin, në atë vit.

Kampion në 4 vende – Ai triumfoi në Angli me Manchester United, në Spanjë me Real Madrid, në SHBA me LA Galaxy dhe në Francë me PSG. Kur Milan fitoi kampionatin më 2011, ai ishte larguar që aty.

Martesa i kushtoi 628.000 £ – Martesa e tij u zhvillua më 1999, siç u përmend më lart, në javët pas fitimit të “tripletës” me Manchester United. Vendndodhja? Kështjella Luttrellstoën, e vendosur në periferi të Dublinit. Victoria kishte veshur një kurorë me diamante, ai kishte një kostum të bardhë fildishi.

Numrat në fanellë – David Beckham është i barabartë me 7. Një numër i pandashëm i tij te Manchester United dhe Anglia. Megjithatë, kur u transferua te Real Madrid, anglezi zgjodhi numrin 23, një “haraç” i qartë për Michael Jordan. Numri 7, në fakt, ishte në pronësi të Raul te të bardhët. Pas tij, kaloi në shpinën e CR7.

Vuan nga Ornitofobia – Ështe frika nga zogjtë. E çuditshme, por shumë e vërtetë. Edhe një kampion si ai, i njohur dhe i dashur në të gjithë botën, mund të dëshmohet i prekshëm në aspekte nga më të paimagjinueshmet.

100 ndeshje në Champions – Ai u bashkua me “klubin 100” në vitin 2006, në një ndeshje të fituar nga Real Madrid i tij ndaj Steaua Bucuresti, 4-1. Pas asaj ndeshje, ai luajti edhe tri më shumë në Champions, me Real Madrid; pastaj edhe 2 me Milanin e 2 të tjera me PSG. Gjithsej, 107 ndeshje në Ligën e Kampionëve, nga të cilat 77 me Manchester United.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Anglezi i do tek Inter Miami

Beckham merr në ekip Messin e Ronaldon?