MENU
klinika

Nuk ka datë për ristartin

Serie A, stërvitjet në grup do të rinisin më 18 maj

11.05.2020 - 10:24

Serie A po pret dritën jeshile për stërvitje në grup. Komiteti Teknik Shkencor i Qeverisë zgjati disa orë më shumë sesa pritej për të vlerësuar protokollin e Federatës Italiane të Futbollit që ekipet do të duhet të zbatojnë një plan rigoroz që të fillojnë me trajnimet në grup.

Dhe ndoshta kjo do të marrë edhe një javë kohë, me ekipet që mund të stërviten të plotë më 18 maj. Vetëm pas kësaj faze do të flitet për rifillimin e mundshëm të kampionatit. Pra, kthimi në seancat stërvitore në grup nuk do të thotë dritë jeshile për Serie A.

Tema më delikate mbetet në rast se një futbollist del pozitiv me Covid-19. Të infektuarit do të duhet të respektojnë një periudhë izolimi dyjavore dhe karantina do të shtrihet gjithashtu për të gjithë ata që kanë rënë në kontakt me të.

Kjo mund të çonte në izolimin e një ekipi apo të disave, praktikisht kampionati do të ndërpritej. Me pak fjalë, rruga është ende e gjatë dhe fati i futbollit italian do të varet mbi të gjitha nga tendenca e kurbës epidemiologjike dhe kjo është arsyeja pse nuk ka ende një datë për rifillimin e Serie A, edhe pse flitet shpesh për 13 ose 14 qershorin.

Kjo javë është vendimtare. Së pari Lega do të mbledhë asamblenë ditën e mërkurë, po këtë ditë Ministri Spadafora do të flasë për situatën në Parlament. Të enjten do të jetë radha e Komitetit Olimpik italian CONI të vlerësojë situatën dhe në fund pritet vendimi i kryeministrit Conte, që ende nuk ka fiksuar një datë për të dhënë dritën jeshile për rifillimin e Serie A në Itali.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet vendimin për ristartin

Serie A, 9 raste të reja pozitiv me Covid-19

Sot mbledhja FIGC-Komiteti Tekniko Shkencor

Serie A nuk rinis pa sqaruar një pikë të “nxehtë”