MENU
klinika

E ardhmja e talentit shqiptar

Dy arsye pse Kumbulla mund të kalojë te Lazio

13.06.2020 - 11:42

Një nga pyetjet që shtrohet nga tifozët kuqezi të Kombëtares shqiptare është: Ku do të luajë Marash Kumbulla në sezonin e ri? Janë lakuar disa skuadra, kur më të interesuarat në Itali mbeten Inter, Juventus dhe Lazio.

Kjo e fundit po përpiqet të fitojë terren në garën për shërbimet e mbrojtësit qendror të Hellas Verona. Kostoja e shqiptarit mbetet 30 milionë eruo dhe bardhekaltrit mund ta përballojë atë vetëm përmes kualifikimit në Champions.

Po kështu, klubi kryeqytetas po mundohet të shfrytëzojë miqësinë e drejtorit të vet sportiv, Igli Tare, me Kumbullën. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë po synon edhe Lotito me mikun e tij, presidentin Setti te Verona-s.

Për më tepër, të dy i kanë dhënë garanci eventuale lojtarit shqiptar për të qenë titullar te Lazio, sepse konsiderohet mjaft i rëndësishëm për planet taktike të Inzaghi. Një detaj jo i vogël për një djalë të ri, që ka nevojë të luajë rregullisht, të konsolidohet përmes rritjes progresive.

Pavarësisht se më i interesuari për talentin shqiptar është Inter, madje ka filluar negociatat prej janarit, “pasaporta shqiptare” do të luajë një rol përcaktues në vendimin final. Të paktën kështu raporton “Tuttosport”, duke pasur parasysh dy anët e medaljes, Marash Kumbulla dhe Igli Tare.

Lazio ka “armë” të vetën aktivizimin si titullar, Juventus e josh me pagën e lartë dhe pagesën direkt në klubin e Verona-s, ndërsa Inter me fjalët e Conte-s që një si Kumbulla na duhet në qendër të mbrojtjes. Ndërkohë, ende Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë bërë ofertën zyrtare për Kumbullën, pasi mund të prishnin pazaret e italianëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja: Kumbullën ia sugjerova Napolit

“Italia nuk e grumbulloi, e mora te Shqipëria”