MENU
klinika

“Akrepi” Rene Higuita

“Escobari miku im, por s’do të thotë se isha trafikant”

05.06.2020 - 21:49

Sot ai është 53 vjeç, në vitet ’90 ai ishte një nga portierët më karizmatik të botës, madje ka realizuar 3 gola për kombëtaren e Kolumbisë, duke lënë gjurmë edhe në Kupën e Botës. Fjala është për Rene Higuita, portierin e famshëm që shpiku “akrepin”, pritjen me thembër duke fluturuar në ajër.

Natyrisht, pyetja që vjen natyrshëm është: Çfarë lidhje kishte Higuita më Pablo Escobar, narkotrafikantin me famë botërore? Përgjigja është e thjeshtë, në atë kohë Escobar kontrollonte gjithcka në Kolumbi e jo më futbollin, që ishte edhe passion i tij.

A e errëson kjo karrierën e Higuita-s? Jo, sepse ai luajti 68 ndeshje me ekipin kombëtar dhe 380 të tjera me disa ekipe në Amerikën Latine dhe me vetëm një në Europë, Valladolid. Ai që nuk i detyrohet kujt për asgjë, nuk ka frikë. René Higuita e di shumë mirë, edhe nëse flitet për famëkeqin Pablo Escobar.

Higuita, një legjendë e futbollit kolumbian, nuk e injoron marrëdhënien që ka pasur me bosin e drogës. Nuk e bën as sot, madje i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë futbollit në një periudhë të vështirë.

Ish-portieri, në një bisedë të gjerë 90-minutëshe me “Fox Sports”, “El Loco” kujtoi kohën u arrestua dhe u fut në burg pasi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për të zgjidhur një rrëmbim.

“Autoritetet në Kolumbi më kërkuan të dorëzoja Pablo Escobarin duke më premtuar se nuk do të më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por në të gjitha bastisjet që nisën kundër tij, fusnin në burg edhe njerëzit që Pablo njihte.

Njerëzit më konsideronin mik të tij, pasi e vizitova në burgun e La Catedral. U thashë që nuk dija asgjë, madje nuk do të tregoja edhe për të kisha informacion. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobarit për faktin se kishte ndriçuar fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë.

Unë jam ky që jam, mik i të gjithëve. Pse isha mik me Pablon, nuk do të thotë që isha trafikant. Dikujt do t’i pëlqejë, dikush tjetër do të më konsiderojë armik. Fakti që kam qenë futbollist, më bën të ndihem krenar, kam bërë mirë apo keq me top, këtë e thonë tifozët” – deklaroi ndër të tjera Rene Higuain.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”

Falimentimi i ish-kampionit të botës

Nga bigamia, borxhet e burgu, ana e errët e Dinhos