MENU
klinika

La Liga, Java 32

Mjafton Casemiro, Real Madrid +2 pikë nga Barça

28.06.2020 - 23:02

Real Madrid e ka shfrytëzuar më së miri gabimin e Barcelonës, teksa fiton 1-0 në transfertë ndaj Espanyol. Një gol me shumë vlerë, teksa tashmë madrilenët kryesojnë 2 pikë para Barcelonës.

Real Madrid nuk fal dhe e mbyll pjesën e parë ndaj Espanyol në avantazh 1-0 ndaj Espanyol. Një aksion i bukur i finalizuar nga Casemiro në minutën e fundit të 45′ të para, kthen në krye të La Ligas skuadrën e Zidane.

Në fakt, aksionet për gol nuk kanë munguar gjatë gjithë pjesës së dytë, por miqtë ishin të pafat. Ndërsa vendasit pak bënë për të merituar një pikë, pasi prisnin ta ndëshkonin Real-in me ndonjë episod.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN