MENU
klinika

Serie A, Java 28

Napoli mban ritmin, Atalanta “blindon” Champions

28.06.2020 - 20:30

Napoli ka vijuar me rezultatet pozitive, por pjesëmarrja në Champions League është thuajse e pamundur pas ecurisë fantastike të Atalantës, që ka fituar edhe në transfertë ndaj Udineses, 2-3.

Napoli fitoi në shtëpi 3-1 ndaj SPAL, ku sërish portieri Etrit Berisha mungonte për miqtë. Elseid Hysaj përsëri titullar për 90 minuta, duke fituar besimin e trajnerit Gattuso. Për të kaltrit shënuan Mertens 4’ dhe Callejon 37’ në pjesën e parë dhe Younes 78’ në pjesën e dytë. Miqtë patën barazuar përkohësisht në 29’ me Petagna.

Për Atalantën, Berat Gjimshiti e nisi titullar, por luajti vetëm 45 minuta. Për bergamaskët shënuan Zapata 9’ dhe Muriel 71’ e 79’. Vendasit barazuan përkohësisht me Lasagna në 31’ dhe po ky ngushtoi diferencën në fund për 2-3.

Verona e Marash Kumbullës ndalet 3-3 në Sassuolo. Mbrojtësi shqiptar ishte nervoz, teksa u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë, ndërsa në të dytëm menjëherë u zëvendësua nga trajneri Juric. Ndeshja tjetër Sampdoria-Bologna përfundoi 1-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN