MENU
klinika

Kur Van Dijk ishte 20-vjeç dhe sëmurë

“Si e firmosa testamentin në rast se do të vdisja”

01.06.2020 - 21:11

Një nga mbrojtësit më të mirë në botë, madje vitin e kaluar ishte më i miri, i treti në listën e “Topit të Artë”. Kampioni i Europës në fuqi dhe pas 30 vitesh Liverpool do të festojë titullin dhe ai do jetë aty, me trofeun e radhës.

Fjala është për mbrojtësin e Liverpool, Virgil Van, i cili Dijk ka rrëfyer një nga momente më të vështira në jetën e tij. Kur ishte 20 vjeç dhe ishte pjesë e Gronningen, holandezi u sëmur rëndë, duke dëmtuar apendiksin.

Duhet të bënte një operacion emergjent. Apendisiti i kishte sjellë edhe infektim në veshkë dhe ai u shtrua në gjendje të rëndë. Në rrëfimin e tij dramatik, Van Dijk tregon se si firmosi një lloj testamenti që, nëse do të vdiste, paratë t’i kalonin mamasë së tij.

“Më kujtohet ende vetja i shtrirë në shtrat. E vetmja gjë që mund të shihja ishin tuba që dilnin jashtë trupit tim, trupi im ishte në gjendje të keqe dhe nuk mund të bëja asgjë. Në momente të tilla, skenari më i keq të shkon vërdallë në mendje. Jeta ime ishte në rrezik.

Mamaja ime dhe unë iu lutëm Zotit dhe diskutuam skenarë të mundshëm. Në një moment, unë duhej të firmosja disa dokumente, ishte një lloj testamenti, nëse do të vdisja, pjesë e parave të mia do t’i shkonte mamasë. Sigurisht, askush nuk dëshironte të fliste rreth kësaj gjëje, por duhej ta bënim, mund të përfundonte gjithçka”, – tregoi Van Dajk.

Pak vite më vonë ai u kthye në një nga mbrojtësit më të mirë në botë, teksa fitoi edhe Botërorin e Klubeve. Finalist me Holandën në Ligën e Kombeve, Van Dijk e di mirë që nuk mund të jetë gjithnjë në majë, sot është 28 vjec, prandaj po gëzon momentin…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Për nga efikasiteti dhe jo çmimi

15 transferimet më të mira të dekadës së fundit

Lojtari më i mirë i Championsit

Van Dijk thyen Messin dhe Ronaldon!