MENU
klinika

Nga Ferguson, te Pele

Thëniet e 10 ikonave të futbollit për Zidane…

25.06.2020 - 14:57

Para dy ditësh festoi 48-vjetorin e lindjes, ndërsa mbrëmë rimori kreun e La Liga-s dhe është pranë titullit të dytë si trajner me ekipin e parë të Real Madrid. Fjala është për Zinedine Zidane, trajneri që fitoi për vite rresht Champions League.

Njihet si njëri prej trajnerëve më të suksesshëm të dekadës së fundit dhe në histori, por Zidane do të mbetet përgjithmonë njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më frymëzues të të gjitha kohërave.

“Pirueta” e tij e famshme në fushë, driblimet e çmendura dhe golat me peshë janë disa prej aspekteve më të jashtëzakonshme të “maestros” Zidane. Po ju sjellim edhe 10 citimet më të famshme kushtuar “Zizusë” nga emrat më të mëdhenj të futbollit.

1.ALEx FERGUSON: “Më jepni 10 copa druri dhe Zidane dhe unë do të fitojë Ligën e Kampioneve”.

2.THIERRY HENRY: “Në Francë, të gjithë besojnë se Zoti ekziston.  Dhe ai është kthyer në kombëtaren e Francës. Zoti është kthyer, të tjerat nuk kanë rëndësi”.

3.DAVID BECKHAM: “Të stërviteshe me Zidane për 3 vite ishte një ëndërr. Për mua, ai është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.”

4.ALFREDO DI STEFANO: “Ai e kontrollon, është një spektakël i gjallë që ecën dhe luan sikur ka doreza prej pambuku në këmbë. Ai është njëri prej më të mirëve që kam parë”.

5.PELE: “Zidane është mjeshtër. Në 10 vitet e ardhshme, nuk do të ketë një tjetër si ai”.

6.CESARE MALDINI: “Do të jepja 5 lojtarë nga skuadra ime për të marrë Zidane.”

7.RONALDINHO: “Zidane është njëri prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, njëri prej idhujve të mi. Ai kishte elegancë dhe cilësi, prekje të mrekullueshme të topit dhe vizion të jashtëzakonshëm loje”.

8.FRANC BECKENBAUER: “Ai ka saktësi dhe fuqi të barabartë në të dyja këmbët. Nuk kam parë kurrë me cilësi të tillë përveç Andreas Brehmes”.

9.PAUL SCHOLES: “Të shikosh Zidane, është si të shikosh poezinë në lëvizje. Talenti, vizioni dhe golat. Ai ishte një performues i jashtëzakonshëm”.

10.MICHEL PLATINI: “Teknikisht, ai është mbreti në anën më fondamentale të lojës-kontroll topi dhe pasim. Nuk mendoj se ka ndonjë që mund ta sfidojë në këtë aspekt”.