MENU
klinika

Mbrojtësi firmos në Kuvajt

Trashi me fjalë zemre: Pa ju, nuk ka kuptim!

22.06.2020 - 17:44

Pasi u shpall kampion dhe fitoi Kombëtaren shqiptare, Lorenc Trashi përgatitet t’i thotë “mirupafshim” Partizanit dhe futbollit shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, një ndër futbollistët më të mirë të kampionatit shqiptar, pjesë e Shqipërisë, ka vetëm fjalë falënderimi për të gjithë.

Pas 6 viteve pjesë e Partizanit, Lorenc Trashi ka vendosur të largohet nga të kuqtë, për të kaluar te skuadra nga Kuvajti, Al-Qadsia. Me këta të fundit, mbrojtësi i djathtë ka nënshkruar një kontratë për 5 sezonet e ardhshme dhe do të bashkohet me ekipin e ri sapo të hapen kufijtë.

Në një postim të bërë së fundmi, Trashi i ka falënderuar të gjithë, duke filluar nga klubi, për të vazhduar me presidentin, menaxherin, tifozët dhe familjen e tij. Në postim, Trashi falënderon tifozët e kuq për gjithçka, duke shtuar se pa ta asgjë nuk do të kishte kuptim.

 

View this post on Instagram

 

Dua tju njoftoj te gjitheve se qe nga dje kam arritur marreveshjen me klubin me te madh ne Kuwait Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjese e tyre per 5 sezone. Dua te falenderoj Presidentin Demi per miratimin qe me dha per kete transferim dhe cdo gje qe ka bere per mua ne keto 6 vite si pjese e Partizanit. Falenderoj menaxherin tim qe beri te mundur kete transferim Franci Bode. Patjeter te gjithe stafin e Partizanit , i falenderoj perzemersisht per cdo moment qe kemi kaluar se bashku si nje familje e madhe bashke. S’mund te harroj protagonistet kryesor nga kto 6 vite me te bukura, Tifozat e Partizanit. Faleminderit per mbeshtetjen qe me keni dhene ne cdo moment te keq dhe te mire dhe faleminderit qe keni treguar nje respekt shume te madh per mua, faleminderit per prezencen tuaj ne stadium dhe faleminderit grupimit me te madh ne Shqiperi Ultras Guerrils, pa ju nuk ka kuptim asgje, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni per te dhene maksimumin cdo lojtar qe vesh ate fanelle te rende te Partizanit , faleminderit Ultra Guerrils faleminderit! Gjithashtu familja ime qe nuk ka rreshtur kurre duke me mbeshtetur. Prinderit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kan qen pran meje dite nate me problemet dhe gezimet e mia duke me motivuar qe une te arrij objektivat e mia, Faleminderit !! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, Shpresoj te jemi prap se bashku nje dite.

A post shared by Lorenc Trashi (@lorenctrashi_19_official) on

POSTIMI I LORENC TRASHIT

“Dua t’ju njoftoj te gjithëve se që nga dje kam arritur marrëveshjen me klubin më të madh në Kuvajt Al-QADSIA CLUB dhe do jem pjesë e tyre për 5 sezone. Dua të falënderoj presidentin Demi për “OK” që më dha për këtë transferim dhe çdo gjë që ka bërë për mua në këto 6 vite si pjesë e Partizanit.

Falënderoj menaxherin tim që bëri te mundur këtë transferim Franci Bode. Patjetër të gjithë stafin e Partizanit nga i pari tek i fundit, i falënderoj për çdo moment që kemi kaluar së bashku në të mirë e në të keqe kemi qenë një familje e madhe bashkë.

S’mund te harroj protagonistët kryesor nga këto 6 vite më të bukura, tifozët e Partizanit. Faleminderit për mbështetjen që më keni dhënë në çdo moment të keq dhe të mirë dhe faleminderit qe keni treguar një respekt shumë të madh për mua.

Faleminderit për prezencën tuaj në stadium dhe faleminderit grupimit më të madh në Shqipëri “Ultras Guerrils”, pa ju nuk ka kuptim asgjë, ju i jepni fuqi ekipit dhe e motivoni për te dhënë maksimumin çdo lojtar që vesh atë fanelle te rëndë të Partizanit, faleminderit “Ultra Guerrils” faleminderit!

Gjithashtu familja ime që nuk ka reshtur kurrë duke më mbështetur. Prindërit e mi, motrat e mia dhe e fejuara ime qe kanë qenë pranë meje ditë, natë me problemet dhe gëzimet e mia, duke me motivuar që unë të arrij objektivat e mia. Faleminderit! Faleminderit Familja e Kuqe e Partizanit, shpresoj të jemi përsëri së bashku një ditë!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbrojtësi i Partizanit ikën pas 6 vitesh

Trashi firmos në Kuvajt, ja sa përfitojnë palët