MENU
klinika

Bundesliga, java 30

Wolfsburg fundos Bremen, zbehen shanset për mbijetesë

07.06.2020 - 14:41

Werder Bremen bëri një tjetër hap fals në luftën për mbijetesë. Në ndeshjen në shtëpi me Wolfsburg, Bremen humbi 0-1 dhe tashmë rrezikon shumë rënien në Bundesliga 2.

Ndeshja është vendosur në minutën e 82-të me anë të një goli të miqve nga Weghorst. Një gol që ka rezultuar vendimtar, pavarësisht dominimit në fund të vendasve për të marrq qoftë një barazim.

Në fushë ka munguar mesfushori kosovar Milot Rashica, që nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje. Bremen duhet të arrijë të paktën vendin e 16-të, që mbahet nga Dusseldorf që të shpresojë te mbijetesa me ndeshje shtesë. Ndërsa Wolfsburg është në zonën e Europa League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN