MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar në "ankand"

Klubet me strategji, Lazio ngulmon për Kumbullën

17.07.2020 - 16:07

U dëmtua në ndeshjen e fundit, duke lënë fushën e lojës në minutën e 19-të, por ka premtuar se do të kthehet shumë shpejt, madje që javës që vjen, duke humbur vetëm 1 apo dy ndeshje me Veronën. Fjala është për Marash Kumbullën, që sipas “tuttomercatoweb”, Lazio vazhdon të bëjë presion.

Dy presidentët Lotito dhe Setti janë në kontakt të vazhdueshëm telefonik. Për 20-vjeçarin po tentohet një marrëveshje, që nuk është e mundshme për momentin. Venecianët duan t’ia zgjasin kontratën shkodranit tonë kuqezi deri në vitin 2023, por kjo nuk është një pengesë.

Lazio është përpara Juventusit dhe Interit në “ankandin” për të, teksa “Il Messaggero” flet edhe për homologët e mundshëm në këtë operacion: André Anderson dhe Lombardi. Kontaktet në ditët e fundit kanë qenë direkte, por nuk kanë çuar ende në “tym të bardhë”.

Dy presidentët u takuan të martën në “Formello”. Në fakt, me rastin e ndeshjes së Hellas Verona ndaj Romës, skuadra e Juric u stërvit në qendrën sportive bardhekaltër. Siç është raportuar nga “Corriere dello Sport”, Lazio ofroi 20 milionë euro, plus kartonin e Andrè Anderson, i vlerësuar 8 milionë euro.

Verona, megjithatë, kërkon 20 milionë euro dhe e vlerëson “xhokerin” bardhekaltër në fjalë midis 4-5 milionë. Kërkesa lidhet me një rregullim më thelbësor ekonomik, ose shtimin e një homologu tjetër në marrëveshje, siç është Cristiano Lombardi. Për të arritur qëllimin e tij, klubi bardhekaltër tashmë beson se ka bërë përpjekjet maksimale.

Pra, Lazio ka vendosur strategjikisht të qëndrojë në pritjeje. Verona, nga ana e saj, synon të rinovojë me mbrojtësin. Një lloj beteje si “macja me miun”, në llojin e vet metaforik. Gjasat janë që Kumbulla të vishet bardhekaltër, por situata mund të ndryshojë menjëherë nga një ofertë jashtë vendit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zv.trajneri i Kombëtares për talentin shqiptar

“Kumbulla, më mirë te Lazio ose Inter se sa te Juve”