MENU
klinika

Pas humbjes së babait

Khabib rikthehet më shpejt nga sa u parashikua

20.07.2020 - 16:11

Kampioni rus në peshën e lehtë në artet marciale mikse,  Khabib Nurmagomedov, do të rikthehet në kafaz më herët nga parashikimi. Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë sot Ali Abdelaziz, menaxheri i kampionit rus.

Khabib humbi pak kohë më parë babain dhe trajnerin e tij Abdulmanap Nurmagomedov. Ai u nda nga jeta si pasojë e disa komplikacioneve shëndetësore, pasi u infektua edhe me koronavirus.

Dana White, presidenti i UFC-së, ka thënë se nuk do ta shqetësojë Khabib pas kësaj ngjarje dhe se pret rusin ta informojë vetë për të ardhmen. Khabib pritet të duelojë ndaj Justin Gaethje këtë shtator (UFC-253), por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Khabib nuk është tërhequr nga sporti. Ai ka ende disa objektiva për të arritur. Do ta shihni atë në kafaz para se të mbyllet ky vit. Khabib dhe Dana janë duke biseduar për të siguruar një datë për duelin e ardhshëm. së shpejti Dana do t’ju njoftojë”, tha Abdelaziz.

“Ne kemi një përballje për të zhvilluar, atë ndaj Justin Gaethje. Ata janë dy më të mirët e peshës së lehtë aktualisht në botë. Khabib i ka mposhtur të gjithë rivalët e tij, Justin shkatërroi rivalin e fundit, ndaj ata të dy do të duelojnë së shpejti”, shtoi Abdelaziz.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN