MENU
klinika

Pas 16 vitesh

Leeds United ngjitet zyrtarisht në Premier League

17.07.2020 - 19:48

Pas 16 vitesh në Championship, por edhe në League One, Leeds u ngjit zyrtarisht në Premier League ditën e sotme, sepse West Bromwich Albion humbi në transfertë kundër Huddersfield me rezultatin 2-1.

Ekipi i “të çmendurit” Marcelo Bielsa ka 87 pikë, 5 më shumë se WBA dhe 6 më shumë se Brentford. Një arritje historike për Leeds që nuk luanin në elitën e futbollit angleze prej më shumë se 16 vitesh.

Leeds ishte shumë afër dhe sezonin e kaluar, por nuk ia doli mbanë që të ngjitej duke u eliminuar në “play off”. Kalimi i Leeds në Premier League është një lajm i mirë dhe për spektaklin, pasi mes shumë emrave të njohur të trajningut do të ketë vend edhe për Bielsën.

Praktikisht, Premier League vitin tjetër do të ketë top trajnera të tillë, si Guardiola, Klopp, Mourinho, Ancelotti dhe Bielsa, pa harruar dhe të rinjtë si Lampard, Arteta dhe “surprizën” Nuno Santon.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN