MENU
klinika

Serie A, Java 31

Napoli mposht Genoan dhe merr vendin e pestë

08.07.2020 - 20:45

Napoli ka mundur 2-1 Genoa-n në javën e 31-të të Serie A dhe është ngjitur në vendin e pestë të renditjes, duke parakaluar Milan-in dhe Roma-n. Mertens ka zhbllokuar ndeshjen në favor të miqve në fundin e pjesës së parë me një goditje të bukur në limitet e zonës së rreptësisë.

Vendasit janë kundërpërgjigjur katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, duke shënuar me Schone. Goli që ka vendosur ndeshjen dhe i ka dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme ekipit të Gattuso-s është realizuar në minutën e 66-të nga Lozano, blerja rekord e Napoli-t (42 milionë euro) verën e kaluar.

Është kthyer titullar dhe ka luajtur për 90 minuta Elseid Hysaj, i cili është lënë në stol nga Gattuso në dy ndeshjet e mëparshme. Mbrëmjen e sotme është luajtur edhe Fiorentina-Cagliari, e mbyllur në barazim 0-0.