MENU
klinika

Serie A, Java 30

Napoli mposht Romën dhe e arrin në renditje

05.07.2020 - 22:45

Napoli është rikthyer menjëherë te fitorja, duke mposhtur në “San Paolo” 2-1 ekipin e Romës. Një sukses që bën të kaltrit të kapin Romën në vendin e pestë dhe të dyja skuadrat kanë nga 48 pikë. Në fakt, Napoli e ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League me fitimin e Kupës.

Napoli ka kaluar në avantazh ndaj Roma-s në minutën e 55-të. Autori i golit ka qenë Callejon. Spanjolli ka gjetur rrjetën pas një krosimi perfekt nga ana e Mario Rui. Kundërpërgjigjja e Roma-s ka ardhur pesë minuta më vonë me një perlë të Mkhitaryan.

Megjithatë, Insigne ka rikthyer avantazhin në minutën e 82-të, gol që do të mbeste në fuqi deri në fund. Napoli fiton për prestigj, ndërsa Roma humb ndeshjen e tretë radhazi dhe tashmë rrezikon shumë vendin e pestë që të con në Europë.