MENU
klinika

La Liga, Java 36

Real Madrid nuk ndalet, një fitore larg titullit

13.07.2020 - 22:57

Nuk ka të ndalur Real Madrid, që njeh vetëm fitore që nga rifillimi i sezonit. Los Blancos fituan 2-1 në Granada dhe tashmë titulli mbetet vetëm një fitore larg, kur mbeten edhe 2 ndeshje në La Liga.

Real Madrid e ka nisur shumë mirë ndeshjen kundër Granadas. Ekipi i Zidane ka shënuar që në minutën e 10′ me anë të Mendyt. Mbrojtësi ndërmori një aksion personal dhe me një goditje të fortë me të majtën shkundi portën kundërshtare për 0-1.

Furia e miqve nuk është ndalur, pasi Karim Benzema ka shënuar një gol po aq të bukur vetëm pas 6 minutash. Francezi i dha avantazhin e 0-2 ekipit madrilen me një goditje të fortë. 0-2 përfundon pjesa e parë.

Në të dytën janë vendasit që ngushtojnë në fillimin e pjesës së dytë me Machis (50’). Ka plot lojë, por Real humb pa fund raste për të vrarë ndeshjen, ndërsa në fund vuan për të mbajtur avantazhin. Gjithsesi, fiton 1-2 dhe titulli më afër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN