MENU
klinika

Njoftimi nga UFC

Rikthehet Khabib, përcaktohet dueli i radhës

29.07.2020 - 13:00

Khabib Nurmagomedov do të rikthehet në ring për të mbrojtur titullin e tij. Kampioni rusi pati një periudhë të vështirë, pasi babai i tij, Abdulmanap, humbi jetën para pak javësh. Presidenti i UFC-së, Dana Ëhite, ka bërë me dije se titulli i peshës së lehtë do të vihet në ring më 24 tetor në UFC-255.

Kundërshtari i tij do të jetë Justin Gaethje. Ky i fundit mposhti Tony Ferguson me nokaut, duke fituar mundësinë e madhe për tëmarrë tani titullin kampion bote në peshën e tij.  “Do të ndodhë ndeshja, po ua them këtu dhe tani. Kjo ndeshje do të ndodhë. Khabib vs. Gaethje, më 24 tetor”, – tha shkurtimisht Dana White, që mirëkuptoi kampionin rus për t’u ndeshur pas humbjes së babait të tij.

White, i cili po organizon duele në ishullin Yas të Abu Dhabi këtë muaj, tha se asnjë vend nuk është konfirmuar për sfidën në fjalë. Khabib ka një rekord prej 28 ndeshjesh të fituara dhe është ende i pamposhtur.

Khabib Nurmagomedov ne dagestan

Kështu, bien poshtë zërat e kohëve të fundit që po planifikohej një tjetër duel mes Khabib dhe McGregor, me këtë të fundit që 3 javë më parë lajmëroi tërheqjen nga artet marciale mikse. Nuk është hera e parë që irlandezi e ka bërë një gjë të tillë, por gjithsesi, për këtë vit nuk do të ketë revansh mes Khabib dhe McGregor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”