MENU
klinika

La Liga, Java 35

Tetë fitore radhazi, Real Madrid -5 pikë nga titulli

10.07.2020 - 23:00

Real Madrid nuk njeh rivalë pas rifillimit të futbollit. Tetë fitore radhazi që nga 14 qershori, e fundit sonte 2-0 ndaj Alaves dhe Los Blancos janë 5 pikë larg titullit kampion.

Real Madridi kaloi në avantazh shpejt, pasi u zhbllokua që në minutën e 11′. Benzema mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe arriti ta kthejë në gol për 1-0. Sergio Ramos mungoi dhe ishte në tribunë, pasi është i pezulluar me kartonë. Kaq mjaftoi në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Real Madrid shënoi golin e dytë me Asensio. Benzema ishte sërish protagonist, teksa dha asistin. Edhe pse kishte shumë minuta lojë, nuk pati më gola. Real Madrid mban kreun, 4 pikë më shumë se Barcelona.