MENU
klinika

Premier League, Java 32

Turpërohet Tottenham, Europa iluzion për Moun

02.07.2020 - 20:01

Tottenham është mposhtur në transfertë dhe tashmë Europa mbetet një iluzion. Sheffield United fitoi 3-1 në shtëpi ndaj “Spurs”, duke e kthyer trajnerin Mourinho me këmbë në tokë.

Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 31-të, me Berge që ka shënuar për vendasit. Spurs kanë barazuar dy minuta më vonë me Kane, por goli është anuluar nga VAR për shkak të një prekje me dorë të Lucas Moura. Një vendim ky që pritet të shkaktojë shumë debate.

Bardhekuqtë kanë siguruar tri pikët me golat e shënuar nga Mousset në minutën e 69-të dhe McBurnie në të 84-ën. Kane ka fiksuar shifrat në 3-1 me golin e shënuar në minutën e 90-të. Kjo ka qenë humbja e parë për Spurs në fushën e Sheffield që nga shkurti i 2007-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN