MENU
klinika

Emri/ Kanosi e plagosi një person

Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë në Sarandë

17.08.2020 - 13:40

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi një ditë më parë dyshohet se është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur shtetasin A. F.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Sarandës, duke marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i riu Edmond Abazi po përballet me drejtësinë.

32-vjeçari është me precedentë të shumëfishtë dhe me rrezikshmëri të lartë. Ai ka qenë i dënuar për vjedhje, plagosje, armëmbajtje, shkelje të rregullave të qarkullimit, etj.