MENU
klinika

Fitojnë vendaset

Plotësohen 8 ekipet çerekfinaliste të Europa League

06.08.2020 - 22:00

Janë plotësuar tetë ekipet çerekfinaliste dhe njëkohësisht edhe  4 çiftet për në turin tjetër, teksa do të luhen të gjitha në Gjermani dhe me ndeshje teke. U mësuna dy ekipet e fundit që kalojnë turin.

Basel fitoi 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt, por kishte fituar 3-0 edhe në ndeshjen e parë dhe kështu kalon në çerekfinale. Goli i fitores u shënuan në fundi e ndeshjes nga Frei. Basel do të përballet me ukrainasit e Shakhtar Donetsk në turin tjetër.

Fitoi po 1-0 edhe Wolves ndaj Olympiacos. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1 në Athinë. Takimi është vendosur nga një penallti e Jimenez në 9’ me penallti. Anglezët do të ndeshen me Sevilla-n në çerekfinale.

ÇIFTET ÇEREKFINALISTE

Wolves – Sevilla

Manchester United – Copenhagen

Inter – Bayer Leverkusen

Shakhtar Donets – Basel