MENU
klinika

Kartonët e verdhë

A do të thyejë Gjasula rekord në Bundesliga 2?

28.09.2020 - 17:33

Këtë sezon e ka nisur mirë në aspektin personal, por edhe atë ekipor, të paktën në kampionat, teksa Hamburg sonte ka mundësinë të marrë kreun pas dy javësh në Bundesliga 2.

Fjala është për Klaus Gjasulën, rekordmenin e kartonëve të verdhë në Bundesligë me Paderborn. Në ndeshjen e parë luajti 90 minuta dhe nuk u ndëshkua, ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë, teksa Hamburg u eliminua.

Transferimi Gjasulës te Hamburg ka gëzuar fansat e klubit të njohur gjerman i cili synon të kthehet sa më para në elitë dhe e sheh atë si një përforcim me shumë vlera. Por Gjasulën në klub e paraprin fama e tij si rekordmeni i kartonëve të verdhë të Bundesligës dhe të gjithë tani presin të shohin me kuriozitet se si do të jetë bilanci i tij në Bundesligën 2 në këtë sezon.

Ndonëse nuk është një lojtar i ashpër, Gjasula ka koleksionuar kartonë të verdhë në çdo vend ku ka luajtur: Paderborn (29 në 53 ndeshje), Halle (27 në 53), Stuttgart Kickers (8 në 16) apo në Ofenbach (39 në 77).

Mediat gjermane kujtojnë se edhe në debutimin e tij në përfaqësuesen shqiptare, atij iu deshën vetëm 12 minuta që të shihte të verdhin e parë, në sfidën ndaj Francës. Tani të gjithë duan të shohin se si do të jetë bilanci i tij te Hamburg dhe kanë gërmuar librat e statistikave për të gjetur rekordet e Bundesligës 2.

Duket se “objektivi” i Gjasulës do të jetë të Christian Beck. Ky i fundit, në sezonin 1999-2000, regjistroi 16 kartonë të verdhë me fanellën e Energie Cottbus, një shifër për të cilën në Gjermani janë të sigurtë se Gjasula nuk do të ketë probleme ta kalojë në sezonin e ri. Urojmë që jo, Hamburg pritet të ngjitet në Bundesligë në fund të sezonit dhe kjo famë e keqe mos e përndjekë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesfushori shqiptar i jep pikë ekipit të tij

Klaus Gjasula shënon golin e dytë në Bundesliga

Humori i mesfushorit kuqezi

Gjasula: Kokoren e mbaj edhe në dush…