MENU
klinika

Shorti deri në play-off

Nga Drita te Milan, çiftet në Europa League

18.09.2020 - 13:58

Është hedhur shorti i turit të tretë eliminator të Europa League, si dhe play-off i këtij kompeticioni, ku Tirana do të ndeshet me Young Boys të Zvicrës në transfertë më 1 tetor me tek ndeshje.

Kampionët e Kosovës, Drita, që u kualifikuan falë fitores 2-0 në fushën e Sileks të Maqedonisë së Veriut, do të luajnë në turin e tretë kualifikues ndaj polakëve të Legia Warshaw në transfertë dhe, nëse ia dalin të kalojnë për në play-off, aty do të gjejnë Qarabag të Azerbajxhanit.

Milan, pasi eliminoi Shamrock Rovers një natë më parë, në turin e tretë do të përballet me norvegjzët e Bodø/Glimt. Një short i lehtë për kuqezinjtë italianë, për më tepër që do të luajnë në “San Siro”. Milan, nëse kalon për në play-off, do të gjejë aty fituesin e çiftit Besiktas-Rio Ave.

Granada, që eliminoi Teutën, do përballet me gjeorgjianët e Lokomotivës së Tbilisit. Spanjollët nëse kalojnë këtë pengesë, atehërë në play off do gjejnë fituesin e çiftit Malmoe-Lokomotiv Zagreb.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN