MENU
klinika

Premier League, Java 2

“Poker” i Son, Tottenham “shuplakë” Southamptonit

20.09.2020 - 14:22

Tottenham bëri një përmbysje fantastike sot, teksa në transfertë ndaj Southamtpon fitoi me rezultatin 5-2. Ekipi i trajnerit Jose Mourinho pati një ndeshje me dy fytyra, por iu fal formës fantastike të Son dhe Harry Kane.

Koreano-jugori shënoi 4 gola falë asisteve të anglezit, ndërsa ky i fundit shënoi golin e kapitullimit për Southampton. Takimi nuk nisi mirë për “Spursat” që u ndëshkuan nga Ings në minutën e 32′. Ky i fundit realizoi mjaft bukur duke mposhtur Lloris me një goditje të fortë. Miqtë barazuan me Son në të 45’+1′ pas një pasimi të mirë të Kane për 1-1.

Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, pasi koreano-jugori nuk gaboi për 1-2 pas pasimit të Kane. E njëjta melodi u dëgjua dhe në minutat e 64′ dhe 73′ me Kane që pasonte mjaft mirë për Son. Sulmuesi aziatik nuk gaboi asgjë, duke luajtur ndeshjen më të mirë të karrierës.

Tottenham shënoi dhe golin e 1-5 me anë të sulmuesit Kane, ndërsa vendasit ngushtuan diferencën me penalltinë e Ings për 2-5. Fitorja e parë e Tottenham këtë sezon pas humbjes me Evertonin një javë më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN