MENU
klinika

Dy kushtojnë 120 milionë euro

Yjet e Liverpool kanë trefishuar vlerat e tyre

09.09.2020 - 12:10

Nëse ka një ekip që ka rritur vlerat e futbollistëve më të mirë të vet me dy ose edhe trefish, ai është Liverpool. Fitimi i Champions League në vitin 2019 dhe shpallja kampion në Premier league në 2020 ka bërë që yjet e Liverpool të kalojnë vlerat e 100 milionë eurove. Le t’i marrim me radhë…

Mohamed Salah u ble nga Roma për 42 milionë euro, ndërsa vlera e tij tashmë sipas Transfermarkt është 120 milionë euro. Po kaq vlen edhe Sadio Mane, që në vitin 2016 u ble nga Southampton për 41.2 milionë euro. Pra, dy sulmuesit e kuq kanë trefishuar vlerën e tyre.

Andre Robertson u ble për vetëm 9 milionë euro nga Hull City, ndërsa aktualisht ai vlen 64 milionë. Pra, në 3 sezone vlera e tij është shtatëfishuar. Portieri Alisson që u ble nga Roma për shumën rekord të gardianëve në vitin 2018 për 62 milionë euro, ka rritur vlerën e tij me 10 milionë euro, pasi tani kushton 72 milionë euro.

 

Matip u mor i lirë në vitin 2016 pasi përfundoi kontratën me Schalke 04 dhe tashmë vlen 32 milionë euro. Po në vitin 2016 erdhi edhe Wijnaldum. Liverpool e bleu nga Newcastle për 27.5 milionë euro, ndërsa tashmë vlen plot 40 milionë euro.

I vetmi nga yjet e Liverpool që ka pësuar ulje në treg është mbrojtësi Van Vijk. Ai u ble për një shumë rekord për një mbrojtës me 84.65 milionë euro nga Southampton, ndërsa tashmë holandezi vlen 80 milionë euro. Gjithsesi, ulja e vlerës së është  shumë e vogël, ndikuar edhe nga dëmtimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sezonet ku u vendosen rekorde

Pesë titujt historikë në Premier League

Italianët dominojnë me 5 dyshe goleadorësh

10 çiftet e shënuesve më të mirë në 5 ligat kryesore

U harxhuan 1.47 miliardë £ nga 1990

30 vjet pritje për titullin, shifrat e Liverpool


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak