MENU
klinika

Mesfushori i Kombëtares

Abrashi: Humbja me Lituaninë ende na djeg

08.10.2020 - 13:17

Pas Berat Gjimshitit, fjalën në konferencën për shtyp sot e mori Amir Abrashi. Ky i fundit tregon se nuk e ka problem skemën me të cilën Kombëtarja luan dhe se vuan ende për atë humbje ndaj Lituanisë në “Air Albania”, stadium ku ende kombëtarja nuk ka mundur të marrë një fitore.

“Kam patur pak probleme muskulore kohët e fundit, por tani jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë problem për këto dy ndeshje, jam 100% gati. Unë tani po ndihem shumë mirë se jam lojtari me më shumë ndeshje pas Berishës. Duhet ta ndihmoj ekipin akoma me eksperiencën time dhe ta forcoj grupin.

Skemat i kam pranuar prej kohësh. Ne thjesht duhet të përmirësojmë ato që na kërkon trajneri. Për mua nuk ka problem se me çfarë skeme luajmë. Kryesorja është se jemi një grup i mirë dhe jemi në rrugën e duhur, edhe pse humbëm ndeshjen ndaj Lituanisë. Tani shpresojmë tri pikë më Kazakistanin.

Ndeshja me Lituaninë po më bën të vuaj boll, jo vetëm mua, por edhe të tjerëve. Unë kam ardhur këtu që të marr dy fitore në ndeshjet e ardhshme. Ndeshja e parë është të dielën, të marrim tre pikët dhe të flasim për Lituaninë pastaj. Sonte shpresoj në një fitore të Kosovës ndaj Maqedonisë”, – u shpreh Amir Abrashi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mendojmë vetëm ndeshjen e radhës”

Kumbulla modest: Nuk jam unë lideri i Kombëtares