MENU
klinika

Fiorentina merr lojtarin e lirë

Juventus huazon një te Bayern dhe bën goditjen e fundit

05.10.2020 - 19:12

Juventusi ka vepruar shpejt në merkato, në limitet e mbylljes në Itali dhe në Europë. Pas huazimit të Douglas Costas drejt Bayern Munchen (një rikthim, pasi Costa ka qenë pjesën e bavarezëve), ka rrëmbyer shpejt Federico Chiesan.

Lojtari u mendua se do të kalonte te Milani, por ishin kampionët që e rrëmbyen. Juvja nga krahu tjetër arriti të sigurojë blerjen e futbollistit me një formulë të ndërlikuar.

Kampionët e Italisë forcohen me një ndër yjet e Serie A, pasi Chiesa ishte lider te Fiorentina. 22-vjeçari bën hapin e rëndësishëm në karrierën e tij duke kaluar drejt një ekipi më të mirë. Ai do të ketë mundësinë që të luajë për bardhezinjtë këtë sezon.

Ndërkohë, tifozët e Fiorentinas janë irrituar për largimin e Chiesas, pasi ky i fundit kishte shprehur besnikëri pak kohë më parë. Gjithsesi, nuk është hera e parë që Juventus merr lojtarët më të mirë të Serie A.

Fiorentina menjëherë e ka zëvendësuar Chiesa-n. Përmes faqes së saj zyrtare, ka njoftuar ardhjen e ish-lojtarit të Napolit, José Maria Callejon. Ky është njoftimi për shtyp nga klubi i zambakut:

“ACF Fiorentina njofton se ka regjistruar lojtarin José Maria Callejon Bueno. Callejon, i lindur në Motril (Spanjë) më 11 Shkurt 1987, u rrit si një futbollist në ekipet e të rinjve të Real Madrid, me të cilin më pas luajti 77 ndeshje, duke tuar një Liga dhe një Super Kupë Spanjolle.

Lojtari i ri vjollcë kishte veshur fanellën e Napolit në Itali, duke bërë gati 350 paraqitje në Serie A, Coppa Italia, Champions League dhe Europa League. Me ekipin napolitan ai shënoi 82 gola dhe dha 78 asist, duke tuar dy Kupa të Italisë dhe një Super Kupë të Italisë. Callejon gjithashtu veshi fanellën e kombëtares spanjolle në 5 raste.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN