MENU
klinika

Partneriteti me Yamaha Petronas

Kontrata e re e Rossit, 4 herë më shumë detaje

02.10.2020 - 16:14

Tani është e zeza mbi të bardhë. Valentino Rossi do të vazhdojë të jetë pjesë e garave të Moto GP edhe vitin e ardhshëm dhe do ta bëj këtë me ekipin Petronas, së bashku me Franco Morbidelli.

Për ekipin malajzian është një goditje fantastike dhe e gjitha kjo ka ardhur falë partneritetit të tyre me Yamaha, skuderinë ku drejton aktualisht 9 herë kampioni i Botës. Bindja e italianit për të firmosur me ta duket se ka qënë tepër e vështirë kjo edhe për shkak se në kontratën e tij ka disa specifika mjaft interesante.

Në një intervistë për revistën “Speedëeek”, shefi i skuderisë Petronas ka konfirmuar se kontrata e Rossit ka rreth 4 herë më shumë detaje se ajo e pilotëve të tjerë. Edhe pse do të garojë te skuadra satelite, motorri i Rossit është një Yamaha zyrtare dhe vetëm dekori e bën një Petronas.

Një tjetër kusht ishte se italiani dëshironte që zyrtarizimi të vinte në Spanjë, konkretisht në Çmimin e Madh të Katalonjës për shkak se kjo pistë është fatsjellëse për 41-vjeçarin, duke e fituar 10 herë.

Gjithashtu, Rossi kërkoi që kryemekaniku, këshilltari i pistës dhe inxhinier elektronik i skuderisë të qëndrojnë aty për aventurën e tij të re. Ndërkohë, Razali hodhi poshtë pretendimet që transferimi i Rossi te Petronas erdhi për arsye marketingu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak