MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers triumfojnë edhe në finalen e dytë

03.10.2020 - 12:57

Los Angeles Lakers tregon forcën edhe në finalen e dytë të NBA, duke bërë një tjetër hap drejt titullit kampion. Skuadra kaliforniane fitoi sot 124-114 ndeshjen e dytë finale të play off-it, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve.

Ndeshje e dominuar nga fillimi deri në fund nga Lakers, që patën epërsi në fushë. Mungesat e Dragic dhe Adebayo ndikuan te Miami, me Butler që realizoi 25 pikë e Olynyk 24.

Te Lakers, shkëlqeu sërish dyshja LeBron James dhe Anthony Davis, që së bashku realizuan 65 pikë (33 i pari dhe 32 pikë i dyti). Mirë u paraqit edhe stoli i ekipit kalifornian, nga ku erdhën 39 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak