MENU
klinika

Premier League, Java 4

Manchester City ndalet edhe nga Leeds United

03.10.2020 - 19:24

Manchester City nuk fiton sërish në Premier League dhe që në start nuk arrin të ruajë ritmin e skuadrave pretendente. Sitizens nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Leeds United.

Manchester City ka zhbllokuar ndeshjen me anë të Sterling. Sulmuesi ka shënuar në minutën e 17′. Torres pasoi mirë dhe lojtari u shmang mjaft mirë diagonal me zonën duke përshëndetur rrjetën për 0-1.

Leeds ka arritur të barazojë rezultatin  në minutën e 59′ me anë të Rodrigos. Nga një goditje këndi dhe portieri Ederson doli duke gabuar rëndë. Braziliani nuk grushtoi si duhet dhe la topin në zonë, sulmuesi Rodrigo me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë për 1-1.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund, por të besuarit e Pep Guardiolas ishin konfuzë, madje vendasit mund të kishin ndëshkuar me një gol të dytë. Një pikë e meritur për Leeds, që po tregon vlera pas rikthimit në Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak