MENU
klinika

Ndaj McGregor dhe Khabib

Mayweather do 600 mln dollarë për dy ndeshje

02.10.2020 - 15:10

Boksieri amerikan Floyd Mayweather është shprehur sot se është gati të rikthehet në ring. Ai kërkon 300 milionë dollarë për të zhvilluar një sdë të dytë me irlandezit Conor McGregor ose 600 milionë dollarë për të dueluar edhe ndaj rusit Khabib Nurmagomedov.

Nëse Floyd dëshiron të duelojë ndaj McGregor duhet të nxitojë, pasi irlandezi është drejt finalizimit të një marrëveshje me Manny Pacquiao për vitin 2021. Mayweather dhe McGregor kanë dueluar një herë mes tyre, në verën e vitit 2017, me amerikanin që fitoi me “KO teknik”.

Në rast se dështon kjo sfidë e dytë me McGregor, boksieri amerikan ka një mundësi tjetër për t’u rikthyer në ring: Të përballet me Khabib. Gjithsesi, në të dyja rastet boksieri 43-vjeçar kërkon 300 milionë dollarë të garantuara.

Mayweather Khabib Nurmagomedov

Mayweather tha se është në formë: “A mund t’i fitoj lehtësisht 300 milionë dollarë ndaj McGregor? Sigurisht nëse ai pranon, do ta mund njësoj si herën e parë. Do të bëjmë biznes me Dana White, është i zoti. E njoh prej 24 vitesh, por vitin tjetër ne të dy do të bëjmë biznes së bashku.”

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak