MENU
klinika

Nuk prek Shqipërinë

Vendimi i FIFA: Klubet, “stop” lojtarëve në kombëtare

02.10.2020 - 12:38

Një vendim që ka trazuar futbollin ndërkombëtar sot. Gjatë gjithë vitit 2020, klubet do të kenë të drejtë legjitime t’i thonë “jo” kërkesave nga ekipet kombëtare për të lëshuar lojtarët e tyre edhe për ndeshjet zyrtare.

Kjo u vendos nga FIFA e cila, nën dritën e zhvillimeve të fundit të pandemisë Covid-19, miratoi dhe ndau sot protokollin për ndeshjet ndërkombëtare me 211 federatat kombëtare dhe gjashtë konfederatat.

Në veçanti, FIFA ka aprovuar një seri ndryshimesh të përkohshme në Rregulloret për statusin dhe transferimin e lojtarëve. Ato do të zbatohen në të gjitha dritaret ndërkombëtare të merkatos, si meshkuj dhe femra, të planikuara për pjesën e mbetur të vitit 2020.

Gjatë marrjes së këtyre vendimeve, FIFA ka konsideruar rolin që protokolli do të luajë në zbutjen e rreziqeve që lidhen me pandeminë dhe në marrjen nga autoritetet lokale për përjashtimet e nevojshme nga rregullat për udhëtimet ndërkombëtare, në mënyrë që të zhvillohen garat.

Të gjitha ndeshjet duhet të ndjekin rregullat e protokollit FIFA ose një protokoll ekuivalent të miratuar nga konfederata lokale. Në mënyrë të veçantë, klubet do të jenë në gjendje të thonë “jo” për thirrjen e lojtarit të tyre nëse ka një periudhë karantine ose izolimi prej të paktën pesë ditësh në vendin e klubit të detyruar të lirojë lojtarin ose në vendin ku do të angazhohet ekipi kombëtar.

Për më tepër, ata do të jenë në gjendje të thonë “jo” edhe nëse ekziston një kufizim në transferimet midis dy vendeve dhe nëse një përjashtim nga ky kufizim nuk garantohet nga autoritetet lokale. Mundësia e mos lëshimit të lojtarëve vlen vetëm për garat e organizuara nga FIFA, siç janë kualifikimet për Katar 2022.

Si pasojë, kjo nuk do të ndikojë në lojtarët e përfshirë në Ligën e Kombeve, të organizuar nga UEFA. Në çdo rast, është një risi që do të jetë me interes për shumë klube italiane: kualifikimet e Amerikës së Jugut, që do të fillojnë në 8 dhe 9 Tetor 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak