MENU
klinika

Çfarë roli ka në organizëm?

Fuqitë e dremitjes 15 minuta

12.12.2020 - 13:16

Gjumi është një nevojë bazike për njeriun dhe një alternativë e mirë e një gjumi të gjatë për të cilin pothuajse askush nuk ka kohë sot, është dremitja dhe fuqia e saj. Kjo teknikë ndihmon për të arritur ekuilibrin e mendjes dhe trupit, dhe i kthen funksionet tuaja biologjike në një gjendje normale.

Sipas shkencëtarëve, dremitja nuk duhet të zgjasë më shumë se 26 minuta, sepse po të jetë më e gjatë, ajo do t’ju turbulloj dhe do të jeni si të hutuar. Këtu janë disa nga të mirat që ka për shëndetin dhe mirëqënien gjumi 15 minutësh, që njihet gjithashtu si gjumi i maces.

Shpëtoni ditën me një pushim 15 minutësh

Nëse ndiheni të lodhur pasdite, gjatë një takimi ose leksioneve, gjithçka që duhet të bëni është të gjeni kohë sa më shpejt që të mbaroni detyrën tuaj dhe t’i jepni trupit tuaj një pushim të shkurtër 15 minutësh që do ta rifreskojë dhe do ta vendosë përsëri në rrugën e duhur. Nëse flini më shumë, mund të ndiheni edhe më të lodhur. Pra, praktikoni gjumin prej 15 minutave edhe kur jeni në shtëpi.

Dremitja mund t’ju ofrojë një pushimin psikologjik

Një dremitje prej 15 minutash mund t’ju shpëtojë ju dhe të tjerët përreth jush nga një shpërthim emocional, nga një grindje e zhurmshme ose nga një mendje e lodhur dhe e ngadaltë që nuk mund të funksionojë si duhet për shkak të stresit të akumuluar. Kur ndiheni të pafuqishëm dhe të ngarkuar emocionalisht sikur do të shpërtheni ndaj gjithçkaje që ju rrethon, shkoni në shtratin tuaj dhe bëni një sy gjumë. Do të habiteni sa e dobishme mund të jetë.

Dremitja me 15 minuta do të jetë kafeina juaj

Konsumimi i kafesë në sasi të moderuar nuk do t’ju bëjë keq, por nëse e filloni dhe e përfundoni ditën tuaj me një filxhan ekspres që i bën rrahjet e zemrës të shpërthejnë dhe duart të dridhen, jeni duke i bërë dëm trupit dhe vetes tuaj. Kur keni ngecur dhe nuk bëni dot përpara dhe ndiheni pa energji, mos shkoni mbas kafeinës, por shkoni mbas shtratit tuaj dhe bëni një gjumë maceje 15 minuta. Do të ndiheni të freskët, mendja juaj do të jetë e qetë dhe truri juaj do të jetë i gatshëm të performojë më mirë.

Nëse shpesh ndiheni të lodhur dhe pa entuziazëm për të bërë diçka gjatë ditës, provoni ta përfshini dremitje në ditën tuaj dhe do të filloni të vini re ndryshimin pozitiv.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa orë duhet të flini?!

A e dini se gjumi rrit imunitetin tuaj?