MENU
klinika

Ndeshja e fundit në grup

Kombëtarja e femrave tregohet dinjitoze

01.12.2020 - 22:37

Kombëtarja e femrave në futboll humbi minimalisht ndeshjen e fundit eliminatore për Europianin. Shqipëria humbi 1-0 në Portugali, në një ndeshje me dinjitet dhe karakter, ku mund të kishin surprizuar me një barazim.

Vajzat e drejtuara nga Armir Grima, luftuan deri në fund për të shmangur humbjen dhe iu afruan disa herë rrezikshëm zonës portugeze, por pa arritur të finalizojnë si duhet, duke u mundur në Portugali.

Kombëtarja Shqiptare e femrave ka mbyllur edicionin eliminator të Euro 2021 me një humbje minimale 1-0 në transfertën portugeze, duke mbetur përfundimisht në vendin e parafundit të grupit me vetëm 6 pikë të grumbulluara.

Golin e Portugalisë e shënoi Capeta, por përpjekjet e vajzave tona nuk munguan deri në vërshëllimin e fundit të gjyqtarit, por pa konkretizuar përpjekjet e shumta. Shqipëria këtë edicion sigloi 6 humbje dhe dy fitore, të dyja ndaj Qipros.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN